Vendet evropiane vendosin bllokimin e dytë, ekspertja e OBSH: Rezultat i dështimit të vetë-izolimit

Bllokimet që prekin popullsinë e tërë është një çmim që vendet paguajnë për dështimin për të siguruar vetë-izolimin e njerëzve me koronavirus dhe kontaktet e tyre, sipas një eksperti nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSH nuk rekomandon që vendet të hyjnë në bllokime. Në vazhdimësi është thënë se çelësi për të kontrolluar epidemitë, qoftë Covid-19, Sars apo grip, është të testosh njerëzit, të gjurmosh kontaktet e tyre dhe të sigurosh që të gjithë ata që janë pozitivë ose që kanë qenë afër atyre që janë infektuar të karantinohen.

Ndërsa vendet si Britania e Madhe kanë rritur masivisht numrin e testeve të kryera, gjurmimi i kontakteve ka rënë, dhe studimet kanë treguar se deri në 20% e njerëzve në Angli i përmbahen plotësisht vetë-izolimit.

“Për mua, hallka e madhe që mungon në atë që po ndodh në shumë vende evropiane është menaxhimi i izolimit. Kjo nuk është vetëm izolim i njerëzve të sëmurë, është izolim i njerëzve që kanë kontakte dhe janë kontakte të shkallës së parë. Ata nuk mendojnë se kanë Covid, sepse ndihen mirë, dhe edhe nëse u thuhet se duhet të qëndrojnë në shtëpi, ata nuk ndiejnë një detyrim të fortë shoqëror ose jo domosdoshmërisht e kanë atë të përforcuar siç ndodh në disa vende” tha Dr Margaret Harris nga OBSH.

Një bllokim, i cili në mënyrë efektive i izolon të gjithë, bën punë, tha Harris, por gjithashtu shkakton përçarje masive “dhe çmimi që do paguani është shumë shumë i lartë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT