Vëzhgimi/ Mishi shitet pa etiketë, produkti i pasigurt, sepse s’ka datë skadimi dhe origjinën

Mishi i importit nga Brazili që vjen në Shqipëri shumë herë ka rezultuar i kontaminuar me mikrobe të rrezikshme. Pavarësisht skandaleve të përseritshme konsumatori vendas në shumë raste nuk informohet për llojin e mishit që ka në tryeze.

Top Channel bëri një vëzhgim në marketet e Tiranës dhe ajo që vuri re është se mishi i paketuar ose jo nuk shoqërohet me etiketë. Nëse një produkt ushqimor nuk ka të shënuar datën e prodhimit dhe të skadencës që nga ky moment konsiderohet i pasigurtë sepse humbet elementët e gjurmueshmërisë.

Shumë herë shohim tabela me shënime të tipit pulë e freskët dhe emri i kompanisë edhe pse nuk ka një stabiliment të rritjes së shpendëve për mish. Edhe pse etikemi është detyrim ligjor, tek prodhuesit dhe tregtuesit e mishit ky ligj nuk respektohet.

Produktet e mishit që qendrojnë për një kohë të gjatë në frigorifer humbasin çdo vlerë ushqimore. /Top Channel

Back to top button
LAJMET E FUNDIT