VIDEO/ Befason gazetari: Avioni nuk mundi të ulej për shkak të motit të keq, Kadri Veseli u hodh për t’u nisur drejt luftës në Kosovë

Gazetari kosovar Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë befasuese për ish-kreun e PDK, Kadri Veseli, i cili ndodhet në Hagë pasi akuzohet nga Gjykata speciale për krime lufte.

Sipas gazetarit, në vitin 1998 Kadri Veseli është kthyer nga Parisi për në Rinas, por për shkak të motit të keq, aeroplani ushtarak nuk ka mundur të zbresë në aeroport, ndaj Veseli dhe një miku i tij kërceu nga avioni dhe u nis për në Kosovë ku e prisnin luftëtarët e tjerë të UÇK-së.

Kjo deklaratë e gazetarit ka krijuar habi te të gjithë, ndërkohë që ende nuk ka dalë dikush tjetër që ta konfirmojë këtë deklaratë të gazetarit.

“Për shkak të motit të keq, aeroplani ushtarak s’ka mund të zbres në Aeroportin e Rinasit dhe Kadri Veseli bashkë me shokun e tij kanë kërcyer nga avioni për t’u nisur në Kosovë që të nisëshin për luftë sepse luftëtarët ishin atje. Aeroplani nuk ka zbritur, po Kadri Veseli ka kërcyer nga avioni. Ky është Kadri Veseli”, tha Baton Haxhiu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT