Video/ EULEX futet në shtëpinë e ish Presidentit, konfirmohet bastisja dhe në selinë e PDK

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se është duke kryer kontrolle banesash në Prishtinë. Mediat në Kosovë se bëjnë të ditur se bastisje janë duke u kryer në shtëpitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Gjithashtu bastisje është duke u kryer në selinë e PDK-së.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit”, thuhet në njoftim.

Sipas Indeksonline gjatë kësaj bastisjeje ka qenë prezent edhe vëllai i ish Presidentit, Idrizi i cili është parë duke hyrë bashkë me pjesëtarët e EULEX-it në shtëpinë e ish Presidentit Thaçi. Shtëpia ndodhet në ndodhet në Çagllavicë.

Thaçi, Veseli, e Selimi dje janë dërguar në Hagë me dyshimin për krime të luftës gjatë viteve 1998-1999.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT