VIDEO-FOTO/ Policet femra në paradë mode, qeshin dhe filmojnë qytetarët në rrugë

Mbajtja e maskës në ambientet e hapura, apo në automjete, kur pasagjerët nuk janë nga e njëjta familje, është e detyrueshme.
Të gjithë ata qytetarë që konstatohen pa maskë, gjobiten më 3 mijë lekë të reja dhe në rast se shkelja përsëritet, vlera e gjobës rritet.
Por në shumë raste, ata që vendosin gjobat, efektivët e policisë, janë vetë shkelësit e ligjit.
Siç mund të shihni në pamjet e mëposhtme, një grup efektivesh femra, kanë dalë për inspektim në Tiranë, bashkë me disa kolegë të tyre.
Por inspektimi, në fakt ngjason më shumë si një paradë mode, pasi vetëm nga një vëzhgim i thjeshtë mund të konstatojmë disa shkelje ligjore.
Së pari, në kundërshtim me ligjin, efektivet femra nuk mbajnë kapelet, që është rregullore për policinë e shtetit dhe lëvizin sikur bëjnë paradë mode.
Së dyti, ato po filmojnë qytetarët me kamerat e policisë.
Së treti, vendosin gjoba selektive. Nëse shohim me kujdes videon dhe fotot, mund të shohim që ato kanë ndaluar një makinë me dy persona dhe i kanë gjobitur për mosmbajtje maske, ndërsa kalojnë dy makina të tjera, ku personat që janë brenda, nuk mbajnë maska gjithashtu.
Gjithsesi, ndryshe nga personat, e ndalur dhe gjobitur, efektivet pa kapele vendosen që të mos i ndalojnë dhe ndëshkojnë dy automjetet e tjera.
Gazeta Shqip