VIDEO/ Kryemadhi sherr me policinë, gjobitet sërish për maskën

Kryetarja e LSI-së është përplasur me policinë në Durrës. Autoritetet i kanë kërkuar Kryemadhit që të vendosë maskën, por kjo e fundit ka refuzuar.
Kjo ka detyruar policinë që t’i vendosë gjobën e dytë brenda dy ditëve kryetares së LSI-së.
Polici: Keni shkelur aktin normativ për mos vendosjen e maskës.
Kryemadhi: Unë jam Monika Kryemadhi, e bija e Ramazanit, 30 mijë lekëshi yt nuk është asgjë përballë kësaj zonje. I trajtojnë pa personalitet, kanë pagat më të ulëta në rajon
Kryemadhi ishte sot në një takim me banorët e prekur nga tërmeti i rëndë i 26 nëntorit vitin e kaluar, në Durrës, nga ku akuzoi qeverinë se projekti i rindërtimit është vetëm në 3D, e në terren njerëzit nuk shohin asgjë.
Kryetarja e LSI-së, u përball me revoltën e qytetarëve, të cilët akuzuan Bashkinë e qytetit bregdetar dhe kryeministrin Edi Rama, se kanë një vit që nuk kanë marrë asnjë zgjidhje dhe shpresë për shtëpitë e tyre
“Nuk e kuptoj pse e zvarritën një vit këtë pallatin tonë. Se unë e di që kanë marrë ndihma shumë këta”, u shpreh një banore. “Se nuk kanë mundësi, para”, iu përgjigj Kryemadhi qytetares.
Kryemadhi theksoi se në cilësinë e kryetares së LSI, ajo nuk do i braktisë qytetarët pas zgjedhjeve.