VIDEO/ Ngec ambulanca tek Spitali i Traumës, momenti kur punonjësit e shtyjnë për ta ndezur

Një moment i pakëndshëm ka ndodhur tek spitali i Traumës në Tiranë teksa një ambulancë që transporton pacientë nuk po ndizej.

Në video amatore duket teksa ambulanca nuk po ndizej prej problemeve teknike dhe dy punonjës e shtynin për ta ndezur.

Në një kohë kur vendi ka nevojë më shumë se kurrë për pajisje mjekësore, infrastrukturë e logjistikë, në një spital të rëndësishëm të Tiranës ambulanca hap probleme dhe duhet të shtyhet për të rifunksionuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT