VIDEO/ Pas spitaleve COVID, Rama publikon pamje brenda laboratorit të ISHP-së

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje edhe brenda Institutit të Shëndetit Publik, ku tregon laboratorin e testimeve kundër koronavirusit.
Kreu i qeverisë thekson se gjithçka është sipas standarteve të Bashkimit të Europian, ndërsa sulmon opozitën, teksa thotë se nuk ka krahasim të imagjinueshëm me kushtet e disa viteve më parë.
”Në brendësinë e Laboratorit të Testimeve të Institutit të Shëndetit Publik, ku gjithçka është sipas standarteve të Bashkimit të Europian dhe s’ka asnjë krahasim të imagjinueshëm me kushtet e disa viteve më parë, e ku punon me tre turne një ekip fantastik specialistësh të nivelit ndërkombëtar, me një përkushtim të admirueshëm? #RESPEKT?”, shkruan Rama.
Pak ditë më parë kryeministri ka publikuar pamje edhe nga brenda spitalit COVID2.