Video/ Rama: “Sami Frashëri”, shkolla e re do të rilindë më e sigurt, hipokrizia është helmi më i rrezikshëm!

Edhe kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e debatit për rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”, në Tiranë, pasi u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, shoqëruar dhe me një video, që sipas tij, tregon se aty vijojnë punimet, Rama thekson se hipokrizia është helmi më i rrezikshëm.

“Hipokrizia është helmi më i rrezikshëm, do të thoshte Sami Frashëri për ata që dita-ditës këmbëngulin djallëzisht në gabimet e tyre… Shkolla e re që mban emrin e tij, do të rilindë më e sigurt, më e madhe, më e bukur në truallin e shkollës së vjetër?”, shkruan Rama.

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku me anë një statusi sulmonte kryeashkiakun Erjon Veliaj.

“Manipulatorët nuk lodhen kurrë së luftuari me të vërtetën, edhe pse e kanë të sigurt humbjen. Sepse paturpësia, gënjeshtra dhe karriera e tyre janë bashkëudhëtare të pandashme që prej ditës së parë që i kanë hyrë politikës.

Në kaq shumë orë sa harxhon duke montuar video, duke çuar punëtorë të punojnë vetëm për minutat që filmojnë kamerat, EV le të gjejë pak minuta dhe ti përgjigjet pyetjeve tona: 1. A u rehabilitua Sami Frasheri pak muaj para se të shembej ndonëse EV tha që do rrojë me vite? 2. Me cfarë fondesh po ndërtohet Sami Frashëri? Veliaj dhe Ahmetaj thanë me fonde të BE, ndërkohë që BE thotë që nuk po ndërton asnjë shkollë në Tiranë me fondet e saj. 3. A është shpallur në buletinin e datës 27 Mars projektimi i ndërtimit të shkollës Sami Frashëri dhe anulluar me datë 21 Prill? Që do të thotë se kur u prish me datë 24 Prill nuk kishte një projekt… 4. Në ç’sirtar ka përfunduar procedura e përfunduar e tenderit për shkollën Sami Frashëri? Pse nuk është bërë publike? ER dhe ER duhet ta kenë dhe përgjigjen pse shkollat e tyre janë me kosto 4,5mln euro dhe të BE 700 000 euro. Por sigurisht që përgjgije nuk ka, sepse faktet e abuzimit për prishjen dhe ndërtimin e Sami Frashërit janë përgjegjësi direkte e EV dhe shefit të tij. Që projektet e rindërtimit i kanë 3D në kompjuterat e tyre, ndërsa fondet ne xhepat e tyre dhe klientëve të bashkisë dhe qeverisë”, shkruante Tabaku.

Kwtyre sulmeve iu kundwrpwwrgjigj mw herwt edhe kryebashkiaku Erjon Veliaj. Mjetet e rënda po punojnë për hapjen e themeleve të shkolles se re “Sami Frashëri” në rrugën e Barrikadave, dy herë më e madhe se e vjetra.

Në postimin e tij në Twitter, Veliaj thekson se akuzat e opozitës për “Sami Frashërin” lidhen me sikletin e tyre të përbashkët, se gjatë qeverisjes PD-LSI te Tiranes, nuk ndertuan asnjë shkollë të re. “Para se të mbërrijnë brigadieret e SHQUP-it për teatrin e ditës – ja Sami Frashëri sot!
Ua kuptoj hallin! S’bënë ASNJË shkollë të re si PD-LSI gjatë gjumit të përbashkët në Bashkinë e Tiranës. ASNJË! Siklet duhet të jetë të dalësh rrugëve me këtë turp që s’harrohet”, shkruan Veliaj.

Ndërkaq, sot Kryemadhi ishte ne Kombinat, ku njësoj si me “Sami Frashërin”, per te cilen deklaroi se do të bëhet në Paskuqan (bashki tjetër), u përpoq të perhape panik dhe te mashtrojë banorët edhe me pallatet qe do rindertohen aty.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT