VIDEO/ Rama takon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe: Ja 2 marrëveshjet që firmosëm

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama është takuar me ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan. Rama thotë se në takim janë firmosur dy marrëveshje, njëra për fillimin e Rindërtimit të 2000 apartamenteve në Durrës dhe tjetra për bashkëpunim me fokus investimet direkte.

“Me ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, pas firmosjes së dy marrëveshjeve, njëra për fillimin e Rindërtimit të 2000 apartamenteve në Durrës dhe tjetra, për bashkëpunimin ekonomik ndërqeveritar me fokus investimet direkte”, shkruan Rama.

Rama njoftoi mesditën e sotmedetajet e dy marrëveshjeve. 2000 apartamentet do të ndërtohen nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe duke nisur nga Spitalla. Ndërsa projekti i investimit do të prekë Portin e Durrësit i cili sipas tij do të kthehet në atraksion turistik.

Kreu i qeverisë shqiptare shoqërohet në këtë vizitë nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj si dhe ministrja e Ekonomisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT