VIDEO/ Shpërthimi i koronavirusit, hapet spitali COVID4, shtrohen pacientët e parë

Pas shtimit të rasteve të reja me koronavirus, ministria e Shëndetësisë hapi sot edhe spitalin COVID4.

Mësohet se në këtë spital me kapacitet 100 shtretër do të shtrohen pacientët që e kanë kaluar fazën e rëndë.

“Dua t’ju falenderoj të gjithë për angazhimin tuaj natë e ditë për të vënë në punë spitalin. Shumë faleminderit ekipit mjekësor. Nuk do të jetë e lehtë, janë shtuar edhe 100 shtretër. Dimri na drejton në hapjen e strukturave të reja.“, tha Manastirliu.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, bëri thirrje që mjekët të lihen të qetë të bëjnë punën e tyre.

“Duam që të na lënë të qetë të punojmë. Kaq duam!”, tha Skënder Brataj. COVID-4 ka pritur mbrëmjen e sotme pacientët e parë me koronavirus, të cilët vijnë nga spitalet COVID-1 dhe COVID-3.

Sipas të dhënave të bëra publike sot, në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive dhe 7 të intubuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT