Vijojnë replikat/ Basha i drejtohet Ramës: Në vend që të bëjë detyrën, bën zëdhënësin e Beogradit

Vijojnë replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, ku ky i fundit e ka akuzuar kreun e qeverisë se bën “zëdhënësin e Beogradit”.
Sipas kryeopozitarit, Rama është përgjegjës për jetët e humbura si pasojë e koronavirusit në vend dhw shëndetin e shqiptarëve.
“Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë”, thotë Basha.
Më herët, Rama i kërkoi publikisht Bashës që të sqaronte një pozicion e tij në lidhje me faktin se Basha kishte qenë përkthyes i mjekut peruan si pjesë e misionit të grupit hetimor të Hagës.
Basha reagoi, duke i konsideruar akuzat e Ramës si “shpifje politike”.