Vjedhje votash? Joe Biden shfaqet i qetë: Demokracinë tonë e ka zili gjithë bota, do jem fitues

Joe Biden, kandidati demokrat për President, në një konferencë për mediat, ka deklaruar se çdo votë duhet të numërohet.

I qetë dhe optimist Biden u shpreh se demokracia amerikane është zilia e botës, duke shtuar se duhet të kemi vetëm durim për të pritur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

“Vullneti i fituesve e zgjedh presidentin e Amerikës. Çdo votë do të numërohet. Demokracia ndonjëherë është e rrëmujshme e kërkon durim, qeverisja jonë është zilia e botës.

Senatorja Herris dhe unë besojmë se do jemi fituesit. Numërimi po përfundon dhe shumë shpejt do merreni vesh rezultatin. Ata që numërojnë votat ju përshëndesim nga larg”, u shpreh Biden.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT