Vladimir Putin i shkruan Ilir Metës: Marrëdhëniet ruso-shqiptare në interes të Europës

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka shkruar homogut të tij Ilir Meta, me rastin e 28 nëntorit, festës Kombëtare të Shqipërisë.

Siç bën të ditur ambasada ruse në Tiranë, Putin, thekson në letrën e tij se zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve shqiptar-ruse janë në interes të dy popujve por edhe të Europës.

Teksti i Plotë:

“I nderuar zoti President,

Pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.

Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet.

Me respekt,

Vladimir Putin”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT