Vrasja e Azem Hajdarit/ Mungon prokurori pa arsye, shtyhet seanca për Izet Haxhinë, do vendosej kush do thirrej dëshmitar

Mungesa pa arsye e prokurorit Dritan Nushi bëhet shkak për shtyrjen për më 6 nëntor të vendimit nëse do të pranohet apo jo si dëshmitar ish-kryeministrit Sali Berisha në procesin ndaj Izet Haxhisë.

Haxhia dikur ish-truprojë e Berishës kërkon të përballet në gjyq me këtë të fundit për të hedhur dritë sipas tij me të vërteta të pa bëra publike më herët në lidhje me vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Berisha është kërkuar si dëshmitarë edhe nga Izet Haxhia edhe nga vetë Prokuroria, e cila sot s’ishte e pranishme pa shkak duke shtyrë vendimin e trupës gjykuese. Në këtë proces i pandehur është Izet Haxhia i cili pas dënimit në mungesë me 25 vite për vrasjen e Azem Hajdarit ka fituar të drejtën e rigjykimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT