Vuçiç i frikësohet fitores së Biden: Do ishte më e lehtë për Serbinë, nëse rizgjidhet Trump

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha të hënën se do të ishte “disi më e lehtë” për Serbinë, nëse kandidati republikan dhe presidenti aktual i SHBA Donald Trump, fitonte zgjedhjet e SH.B.A.
Në një konferencë për shtyp në Beograd, ai tha se zgjedhjet amerikane mbeten të rëndësishme për Serbinë, ku sipas tij favorit është kandidati demokrat Joe Biden, me të cilin, siç thotë ai, ka marrëdhënie korrekte, por politika e Biden nuk ishte në favor të Serbisë.
“Politika e tij nuk do të jetë në favor të Serbisë dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet e mira personale, ne duhet ta dimë atë,” tha Vuçiç, raporton Tanjug.
Ai deklaroi se nuk mendonte se fitorja e Trump ishte “krejtësisht e lehtë”, por që nuk ishte e pamundur dhe se do të ishte “diçka më e mirë” për Serbinë.