Vuçiç, Rama dhe Zaev nënshkruajnë nesër marrëveshje, ‘përjashtohet’ Kosova, mediat serbe: Do të lëvizim të lirë me Shqipërinë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev do të mblidhen sërish për të marrë pjesë në konferencën “Mini Shengen”.

Sipas lajmërimit të kabinetit të Vuçiç, thuhet se nesër do të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për bashkëpunim në luftën kundër Covid-19. Edhe në këtë takim nuk ka asnjë njoftim për pjesëmarrjen e Kosovës në Konferencën e përbashkët.

Mediat serbe raportojnë se në konferencë do të marrin pjesë kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev, si dhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç dhe Ministri i Shëndetësisë.

“Do të nënshkruhet një marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve me letërnjoftime”, thuhet në njoftim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT