Vuçiç trembet nga Biden: Demokratët konfiskuan Kosovën, të gjithë e kuptuan mirë atë që thashë për konfliktin e ngrirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se të gjithë e kuptuan mirë, si nëPerëndim ashtu edhe në Kosovë, atë që donte të thoshte kur tha se një konflikt i ngrirë nuk është i mirë.

Në emisionin “Cirilikë” në TV Happy, kur u pyet për të komentuar atë që tha kryeministri i Kosovës, Avdulah Hoti “se Vuçiq po përgatitet për luftë” për shkak të deklaratës që shembulli i Nagorno Krabahut, tregon se në çfarë mund të çojë një konflikt i ngrirë, Presidenti i Serbisë tha se Hoti e kuptoi deklaratën e tij.

“Akush nga Perëndimi nuk reagoi, sepse të gjithë e kuptuan shumë mirë për çfarë po flisja, unë thashë që konflikti i ngrirë është i keq dhe se është më mirë të zgjidhim gjërat sot në vend që t’ua lëmë fëmijëve për t’i zgjidhur. Kryeministri, Hoti gjithashtu e kuptoi deklaratën time, njerëzit e tij  e detyruan te thoshte se unë po përgatisja një luftë, ndërsa ata bënin sikur ishin naivë. Ata thjesht nuk duan të me kuptojnë.”,” theksoi Vuçiç

Vuçiç shtoi se ata që nuk duan ta kuptojnë atë, nuk kanë pse të vazhdojnë ta shpallin atë tradhtar, por që ai vetëm mbrojti Kosovën.

Vuçiç është ndalur edhe tek zgjedhjet presidenciale në ShBA duke përsëritur se  fitorja  e Trump do të ishte më e favorshme për Serbinë.

“Unë kam një marrëdhënie personale më të mirë me Joe Biden sesa me Donald Trump. Por nëse më pyet se çfarë do të ishte më mirë për Serbinë, është e qartë se është presidenti Trump , pasi demokratët morën pjesë në konfiskimin e Kosovës. Gjithashtu  gjatë fushatës, Biden  është shprehur se  e konsideronte Kosovën një shtet të pavarur.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT