Xhunga: Mjekët tanë janë heronj. Profesionistët më të mirë mjekësorë u infektuan, ata përballen përditë me të sëmurët. Duhet të krenohemi me ta

Gazetarja Rudina Xhunga, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se mjekët tanë janë heronj.

Ajo tha se bluzat e bardha kujdesen për ne, edhe pse vetë mund të jenë të infektuar.

“Mjekët po bëjnë një punë shumë të vështirë. Mjekët e familjes funksionojnë. Ka edhe punonjës mjekësorë të prekur, sepse ata punojnë në terren dhe përballen me pandeminë.

Një shoqja ime, që është mësuese, kur u shërua nga Covid-19, i dërgoi lule mjekëve. Këta mjekë edhe mund të dorëzohen, teksa ka papërgjegjshmëri masive, pasi nuk mbahet maska siç duhet.

Edhe media ka fajet e veta, duke thënë se mjekët fshehin të vdekurit, se bluzat e bardha të vrasin etj. Disa i vënë maskat që mos gjobiten.

Ne kemi mjekë profesionalë me të cilët të krenohemi, një prej tyre është Alban Dibra, i sëmurë, ai po e kalonte Covid-19 bashkë me gruan, siç nuk po flasin profesionistë të tjerë. Ne po vrasim mjekët me këto festat e Instagramit”, tha Xhunga.

Rudina Xhunga theksoi se arma jonë sot është maska, me anë të së cilës mund të mbrohemi ndaj Covid-19.

“Mjekët janë heronj. Mjekët më të mirë të vendit janë prekur nga koronavirusi. Hyj tek njerëzit e shqetësuar të këtij vendi, sepse mjekët më të aftë janë të infektuar. Ka 30 vjet që nuk flasim mirë për mjekët, sot duhet të krenohemi me ta. Arma jonë sot është maska.

Duhet mbajtur maska sot, që nesër mos të përfundojmë keq. Maska është mënyrë e mirë për t’u mbrojtur. Nuk ka asnjë dyshim që çfarë ndodh në shtetet europiane, do të ndodhë edhe tek ne. Këta janë muajt e fundit të luftës. Kam bërë tamponin 3 herë dhe kam dalë negative deri tani”, u shpreh Xhunga.

Më tej, Xhunga nënvizoi se në këtë kohë duhet të mendojmë më shumë për jetën sesa për vdekjen.

“Hyj tek njerëzit që kur shoh se ka shifra të larta të viktimave nga koronavirusi, tronditem. Nuk hyj në njerëzit që të dyshoj, por thjesht shokohem. Tronditem që shumë prej nesh nuk po ia dalin dot. Nuk dua të shtoj frikën e të ngjashmëve, që janë prindërit.

Nuk mund t’ju them prindërve se mjekët tanë janë hajdutë, nuk mund ta bëj këtë. Jo, unë në këto kohë dua të flas vetëm për jetën. Nuk mund të themi ishte 77 vjeç e punë e madhe, jo, por të duam jetën. Në këtë pandemi nuk do fitojë askush që flet më shumë për vdekjen se për jetën, jeta është kryesorja”, përmbylli Xhunga.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT