Zbulohen 2 intelektualët e Kukësit që kërkuan heqjen e titullit të Surroit, Rama i quajti të lajthitur, ata i përgjigjen: TURP! Në Beograd… (LETRA E PLOTË)

Dy anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kukësi, Baudin Murati dhe Misin Braha i propozuan kryetarit të tyre, Abdulla Domi që t’i heqnin titullin “Nderi i Qarkut Kukës”, politikanit kosovar Veton Surroi.

Në argumentet e tyre, ata pretendojnë se Surroi ka bërë deklarata kundër UÇK-së dhe për këtë arsye duhet të hiqet njolla e zezë nga zemrat e banorëve të Kukësit.

Baudin Murati dhe Misin Murati i kanë dërguar edhe një letër të hapur kryeministrit Edi Rama ku shkruajnë se libri i Surroit “Këmbët e Gjarprit” është promovuar me bujë në Beograd, pasi sipas tyre në librin e tij thuhet se UÇK-ja nuk ka qenë luftë çlirimtare.

Letra e tyre për Ramën:

Kryeminister, Urdhri juaj qe dikton ndjesine e formalitetit te Pushtetit Vendor ne vendimmarrje, perveç melodise dasmore te Napolonit te Tiranes,  nuk mund te tund malet e Veriut nga ndjenja e Patriotizmit dhe  tdhedashurise.Nder dhe Lavdi per Keshilltaret e Qarkut Kukes qe me vendimin e marre ne mbrojtje te Luftes Clirimtare te Kosoves, te UCK-se, te deshmoreve dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari. Urdhri juaj, veç te tjerave i ben nje nder te madh shokut e mikut tuaj Veton Surroi per te rritur tirazhin e librit te tij pamflete “Kembet e Gjaprit”, i promovuar me shume buje ne Beograd. Keshilli i Qarkut Kukes ,sot nxori para Drejtesise dhe i dha denimin e merituar ketij pamfleti i cili perbente platformen politike per denimin e Luftes Clirimtare te Kosoves  qe e cilesonte ate, as lufte, as çlirimtare! Mbi bazen e ketij pamfleti e gjithe UCK-ja sot gjendet ne Gjykaten Speciale te Hages. Denigrimi i Keshillit te Qarkut Kukes me urdhrin tuaj, Lajthitje Kolektive eshte pak te cilesohet me fjalen shqipe TURP!

baudin_murati.png

Back to top button
LAJMET E FUNDIT