Zeka plas bombën: Thaçi, Haradinaj, Veseli, Limaj…Të gjithë na kanë thënë se Lulzim BASHA ka qenë mbledhësi më i madh i fakteve KUNDËR UÇK

Lulzim Basha, është njeriu që ka mbledhur më shumë prova kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, kjo ka qenë deklarata e fortë e bërë nga gazetari dhe analisti, Milaim Zeka, i ftuar në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel.

Ai ka përdorur edhe emra për të faktuar deklaratën e  tij duke thënë se  i gjithë krahu i luftës së UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli apo Ramush Haradinaj u kanë treguar gazetarëve privatisht, që njeriu që ka mbledhur më së shumti fakte apo dëshmi kundër UÇK-së, ka qenë lideri aktual i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha.

“Lulzim Basha, i gjithë krahu i luftës qoftë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, të gjithë na kanë thënë ne në tavolinë, privatisht, ne gazetarëve që njeriu që ka mbledhur më së shumti fakte dëshmi, prova kundra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë Lulzim Basha. Me ardhjen e tij në krye të Partisë Demokratike, unë jam ndier i shokuar me afrimin që ka pasur Fatmir Limaj e Ramush Haradinaj me Lulzim Bashën. Sa i përket krerëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Thaçit dhe Veselit, gjithmonë ka qenë ajo ftohja e cila ka ekzistuar pikërisht për shkak të punës kolosale që Lulzim Basha e ka bërë gjatë kohës që ka qenë në UMNIK, duke mbledhur dëshmi dhe fakte kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare” ka thënë Zeka.

Gazetari dhe analisti Milaim Zeka, i ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel, deklaroi se nuk e kuptoj se pse kryedemokrati Lulzim Basha i shmanget dhe nuk deklarohet mbi çështjet e ngritur nga dëshmitari i vetëm i masakrës së Krushës, Melaim Bellanica, i cili deklaroi se kasetën origjinale të filmimeve ia dorëzoi Bashës.

“Jam shumë i habitur se pse Lulzim Basha nuk e deklaron këtë edhe nuk shprehet për çështjen e kasetës. Nuk e di se çfarë të keqe ka që Basha mund të thotë se unë e kam ose kam zhdukur kasetën”, u shpreh Zeka.

Më tej ai shton se dihet botërisht që Basha ka punuar për Tribunalin e Hagës. “Të paktën për mua e njohës të gjykatës së Tribunalit të Hagës dhe më pas asaj Speciale, ky nuk përbën asnjë lajm, që ai ka qenë i involuar drejtpërdrejt dhe ka qenë më pas në zyrën ligjore në UNMIK nga viti 2002. Këtë ai e thotë edhe me krenari, e mjafton të shohësh në CV e Bashës ku thotë se ka qenë në 1999 në tribunalin e Hagës, në atë kohë Basha ka mbledhur fakte për krimet e supozuara të Karla del Pontes”, deklaron Zeka.

Ish-deputeti i Nismës në Kosovë, Zeka shton se është ndjerë i befasuar nga fakti që Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kishin me Bashën. “Basha është mbajtur si kosovar, në rrethana që i kanë leverdisur, asnjëherë nuk i ka shkuar deri në fund historisë familjare.Që gjyshi i tij është nga fshati Likovc i Drenicës. Po e them nga Likovci se njerëzit e mi  janë të një trungu, janë nga familja Hoti e Drenicës. Duke u shitur si kosovar dhe pro UÇK dhe tani Basha duket se nuk mund të deklarojë një gjë të tillë”, theksoi Zeka.

Gjithashtu ai doli kundër sulmeve të bërë nga disa analistë në Tiranë, të cilët anatemuam dëshmitarin e Krushës së Madhe. “Jam i shokuar për mënyrën se si analistë, gazetarë dhe opinionistë janë mundur ta sulmojnë, Bellanicën, pasi në dëshminë e tij ka qenë super i saktë. Thotë se Basha erdhi e mori kasetën, dhe thotë se e ka marrë në emër të Tribunalit të Hagës, e përmend një UNMIK, por ato e sulmojnë”, shtoi Zeka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT