Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Avokati i Donald Trump: Do e provoj në gjykatë manipulimin votave

Donald Trump ka paralajmëruar se të hënë do të nisë betejën ligjore dhe për këtë avokati i tij, Rudy Giuliani ka thënë se ka prova të forta se janë vjedhur zgjedhjet.
“Natën e zgjedhjeve kryesimi prej 800,000 votash i Donald Trump u zhduk nga qindra mijëra posta në fletët e votimit të numëruara pa ndonjë vëzhgues republikan. Pse u përjashtuan republikanët. Unë do e provoj në gjykatë manipulimin votave”, shtoi Giuliani.
Kujtojmë, se Joe Biden u shpall fitues i Pensilvanisë të shtunën, duke tejkaluar 270 votat elektorale që nevojiten për Shtëpinë e Bardhë.
Ai fitoi shtetet e Miçiganit dhe Uiskonsin, ruajti avantazhin në Arizona dhe Nevada si dhe ktheu në favorin e tij rezultatet në Pensilvani dhe Xhorxhia, kjo e fundit e fituar për herë të fundit nga demokratët në vitin 1992.
Biden fitoi gjithashtu rreth 4 milionë vota popullore më shumë sesa Trump dhe mbi 74 milionë vota në total, duke shënuar një rekord të ri në zgjedhjet presidenciale të Amerikës.