Zgjedhjet/ Trump bllokon shpalljen e rezultatit, stafi paralajmëron njoftimin e bujshëm për Nevadën

Ekipi i Trump ka vendosur që të ndalojë shpalljen e rezultatit përfundimtar që mund t’i japë 270 vota elektorale Joe Biden.

Siç bën të ditur një këshilltar i Trump, Andrew Feinberg, një ekip i Donald Trump i kryesuar nga Richard Grenell do të bëjë një deklaratë të bujshme në Las Vegas Nevada, ku siç pritet do të kërkohet ndalimi i numërimit të votave në këtë shtet me 6 vota elektorale që mund t’i japë fitoren Biden.

Ndërkaq stafi i Trump ka arritur të sigurojë nga një gjykatë e Pennsylvania-s, një leje për të hyrë në sallën e numërimit të votave. Këtë e ka deklaruar

Pam Bondi e Corey Lewandowski, avokatë të Trump. Pennsylvania, me 20 votat e saj elektorale, është një nga shtetet që mund të spostojë përfundimisht gjilpërën e peshores në favor të Biden apo të mbajë gjallë shpresat e Trump./GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT