70 mln euro për vaksinën, Soreca: BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerë të privilegjuar

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka reaguar pasi Komisioni Europian deklaroi se ka miratuar një paketë prej 70 milion euro për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimorë për të blerë vaksinën anti-Covid-19.

Soreca me anë të një postimi në ‘twitter’ shprehet se gjatë krizës se COVID dhe tërmetit BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerët e saj.

“Gjatë krizës së COVID19 dhe post tërmetit BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerë të privilegjuar. BE vazhdon të veprojë me këtë frymë edhe në rastin e vaksinës. 70 milion € për të mundësuar fillimin e fushatave të vaksinimit për stafin mjekesore dhe grupet më të ndjeshme sa më shpejt të jetë e mundur me kontributin e drejtpërdrejtë të vaksinave nga Shtetet Anëtare të BE”, shkruan Soreca

Back to top button
LAJMET E FUNDIT