8 dhjetori/ Mjeku Tritan Kalo: Të gjithë ndihemi të pa përfaqësuar dhe të pakshpresë

Mjeku i njohur Triran Kalo, ndërsa ka kujtuar 8 Dhjetorin, shprehet aspak optimist për të ardhmen.

Me një shënim në facebook, ai thotë se dy paritë kryesore në vend, PS dhe PD, janë larguar plotësisht nga programet politike për të cilat ato u krijuan.

“Të gjithë ndihemi të pa përfaqësuar dhe të pakshpresë për ardhmërinë”, thotë Kalo me stë tjerash.

Postimi i plotë:

Kohë kovidiane…8 Dhjetori na rikujton se Rilindja/PS -ja e çvendosur plotësisht djathtas dhe PD-ja e çoroditur në udhëkryqin tranzicional të këtyre 30 viteve DEMONKRATIKE, janë larguar plotësisht nga programet politike për të cilat ato u krijuan. Të gjithë ndihemi të pa përfaqësuar dhe të pakshpresë për ARDHMËRINË tonë me këtë klasë/kastë/glasë politike dhe këtë PARLA-PA-MENT, përveç “ish-brekëgrisurve” të djeshëm e pasunarve të sotëm….Hapini sytë e ndrini sa më shpejt mëndjen Bashkëkombasit e mi sa ende flitet Shqip e gëlojnë Shqiptarë në Trojet Arbërore…Më shumë dashuri e respekt për veten e Mëmëdheun, Tokën e të parëve tanë… Aspak militantizëm dhe delezim të verbër pas këtyre myteberëve politiqenër, që SHQIPTARIZMËS i kanë vënë kazmën prej kohësh….Në mos, merni të gjithë trastat krahut për në udhët e theqafjes së emigracionit dhe SHQIPTARI i fundit të dorzoj çelsat e Trojeve Arbërore në Bruksel…. Këto troje të begata janë ëndërruar prej shekujsh nga shumë e shumë ardhanakë në Iliricum Peninsula…Quo vadis Shqipëria ime e andej dhe këndej Drinit???

N. B.: #Ripostimi nuku mundet të bëhet pa lejen e autorit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT