A do ketë ndihma për biznesin pas mbylljes? Rama: Deri 140 mijë USD në vit për…

Kryeministri Edi Rama, i pyetur nëse do të ketë paketa për biznesin meqë është vendosur një kufizim i ri për mbyllje, theksoi se paketa më e madhe për këtë është marrë dhe hyn në fuqi më 1 janar.

“Kemi dhënë paketën më të madhe të ndihmës për rajonit duke bërë të mundur për bizneset e vogla deri 140 mijë USD në vit duke hequr taksën mbi fitimin.

Lehtësimi më i madh në të gjithë rajonin, dhe asnjë qindarkë TVSH për 100 mijë USD në vit”, tha Kryeministri.

Ndërkaq, në lidhje për pyetjen se përse çmimi i karburantit është më i shtrenjtë në Shqipëri, Rama tha se: “në çmimin e karburantit është brenda e gjithë struktura e taksës së qarkullimit e kështu me radhë.

Nëse i ndajmë siç i kanë të tjerët vijmë në parametrat mesatarë të çmimit kudo. Në vende të tjera taksa e qarkullimit paguhet dy herë veç qarkullimi e veç në litrin e konsumin. Kjo ka qenë që nga qeveria paraardhëse e është një nga gjërat më të mençura”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT