A fshihet LSI pas protestave? Kryemadhi: Do të ishte nder për mua, nuk do të kishin ndodhur reagime të dhunshme nëse…

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka mohuar kategorikisht që opozita të fshihet pas protestave të organizuara pas vrasjes së të riut, Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Kryemadhi tha në Abc news se do të ishte nder për të të ishte organizatore, por nuk është e vërtetë, duke iu përgjigjur kështy edhe akuzave të mazhorancës.

“Absolutisht jo. Do të ishte nder për mua të isha organizatore e një proteste aq të sinqertë. Por sigurisht kompleksi dhe vetëpërmbajtja ka bërë që me shpirt dhe zemër të ishim pjesë aty. Edhe po të kishim qenë mund të mos kishte ndodhur ajo dhunë ndaj të rinjve. Nuk mund të themi që shqiptarët janë robota.

Në vrasjen e Klodian Rashës kemi katër deklarata nga policia e shtetit. Ndodhi diçka tjetër. Thelbi provokoi njerëzit. Manipulon në një mënyrë kaq flagrante kjo i nervozon njerëzit. Jo vetëm Përparim Spahiu, por shumë politikanë të tjerë kanë qenë në protestë. Ditën e parë ka qenë edhe vajza e Niko Peleshit, pse nuk thoni që e organizoi ai protestën?”, tha kryetarja e LSI.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT