Akademia e Shkencave: Mbi 50% e popullsisë së Tiranës janë imunë ndaj koronavirusit

Akademia e Shkencave e Shqipërisë  ka prezantuar rezultatet mbi fazën e dytë të studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në situatën e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, sipas të dhënave prej depistimit.

Sipas mjekut Sulçebe, në popullatën e Tiranës kemi 50% imunitet.

“Në fund të këtij viti, ne aplikuam fazën tjetër të studimit sero-epidemiologjik, i cili u realizua po në ato qendra shëndetësore. Kampionimi këtë herë ishte në 817 individë, të cilët përfaqësojnë statistikisht popullatën kampion të këtyre lagjeve që mbulojnë 258 mijë banorë. Në 812 individë të testuar dolën pozitivë me antitrupa 405 individë, 49,6%“, tha mjeku Genc Sulçebe.

Por në rang kombëtar, shifrat mbeten ende shumë të ulëta.

Sipas të dhënave të bëra publike nga ASH, në rang kombëtar, rezulton të kenë fituar imunitet 25% e popullatës.

“Në Shqipëri niveli i imunitetit dhe i kontaktit me virusin duket se është 25%. Imuniteti është ende i ulët përvec Tiranës ku presim valë më të ulta. Në Tiranë imuniteti ëhstë 50%, por ende popullata e pergjitshme ka potencial te qarkulloje virusin. Është lajm i mirë imunizimi në kryeqytet, por nuk ka arsye të festojmë”,- tha prof Alban Ylli./ Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT