Aktori dhe shkrimtari i njohur humb dëgjimin: Do më mbetet peng që s’do ta ndëgjoj zanin e lahutës!

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi lajmëron se ka humbur dëgjimin në njërin vesh. Artisti shume i dashur nga publiku mbarëshqiptar, lajmëron po ashtu se dhe veshi tjetër i funksionon 30%

“S’po ankohem. Veç nese m’shurdhohen do t’me mbetët peng që s’do ta ndëgjoj zanin e lahutës e s’do t’mundem me knua ma”, shkruan ndër të tjera Çun Lajçi.

“E trisht

Isha ne nji kontrollë rutinore për vesh

Dhe

Merre me mend

Njeni vesh papritmas e paska humbë ndëgjimin.

Tjetri edhe 30% funkcionon!

Pse?

S’e diti as doktori!

Por

S’po ankohem

Veç nese m’shurdhohen

do t’me mbetët peng që s’do ta ndëgjoj zanin e lahutës

e s’do t’mundem me knua ma!

Për tjetër shnosh!

Nëse s’e kthej kryet kur t’me thirrni n’rrugë

Mos u hatroni

S’e kam nga mendjemadhësia

Do t’rri me klysh

E trisht”, shkruan aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT