Akuzat e forta të Sali Berishës: Vrasja e Klodian Rashës është vrasje shtetërore, e parapërgatitur. Policia hodhi revolen në rrugë dhe kërcënoi bizneset për kamerat

Ish-kryeministri Sali Berisha hedh akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, i cili u qëllua për vdekje në ndjekje e sipër nga një efektiv i Shqiponjave, pak metra larg derës së shtëpisë në Laprakë.
Berisha thotë se vrasja e Klodian Rashës është vrasje shtetërore, e parapërgatitur. “Por fsheja e vrasesit eshte deshmia me flagrante se vrasja e Klodjan Rashes eshte nje vrasje shteterore dhe mundet e parapregatitur dhe ekzekutori i tij nuk eshte gje tjeter veçse nje vrases me pages me uniforme”, shkruan ish-kryeministri.
Më tej, ai shkruan se Policia u përpoq të manipulonte ngjarjen duke hedhur në rrugë një revole me fishekë dhe kërcënuan bizneset të mos nxjerrin pamjet e kamerave.
“Ata jo vetem mbajne sekret doren e zeze qe ekzekutoi pas shpine e ne prite Klodjanin por per te justifikuar dhe manipuluar krimin e shemtuar gjakftohte te vrasesit te tyre hodhen ne rruge nje revole me fishek me se shumti e vet vrasesit dhe kercenuan bizneset per kamerat. Pse Edvin Kristaq Xhelati fsheh vrasesin sikur ai te ishte jo nje kriminel i urryer por nje atentator i partise se tij te krimit?”, vijon Sali Berisha, ish-kryeministër.