Alarmi i epidemiologëve në Gjirokastër: Pacientët e prekur nga COVID-19 dalin xhiro në qytet, kështu është e pamundur ulja e numrit të infektimeve

Mjekët epidemiologë në Gjirokastër japin alrmin se personat e infektuar me COVID-19 lëvizin lirshëm në qytet, duke mos respektuar karantinën.

Mjeku Arenc Brahimi thotë për Abc Neës se ulja e numrit të infektimeve është i pamundur nëse qytetarët vazhdojnë të sillen në këtë mënyrë.

‘Ka nga ata pacientë që e kalojnë me një temperaturë të thjeshtë dhe lëvizin dhe lirshëm në qytet”, thotë ai.

Ndërkohë në Gjirokastër ditën e sotme kanë mbërritur edhe 400 teste të shpejta, që mundësojnë identifikimin nëse një person është i prekur ose jo nga COVID në vetëm 30 minuta.

“Deri tani janë aplikuar 17 për ata pacientë të cilët duhet ti kenë shfaqur shenjat deri në 5 ditë. Pacientët në përgjithësi e kalojnë me simptoma të lehta por gjithmonë theksoj ata pacientë të cilët drejtohet që në momentet e para pranë mjekut të familjes”, thotë Brahimi.

Gjirokastra është një nga qarqet më të prekur në vend, ku momentalisht numri i rasteve aktive është 489.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT