Ambasadorja Kim përshëndet aktivizimin e linjës së transmetimit të energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës: Një moment historik dhe i rëndësishëm

Pas 3 vitesh bllokimi që nga përfundimi i punimeve, është aktivizuar linja e transmetimit të energjisë Shqipëri-Kosovë.

Lajmi u bë i ditur ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të sektorit të energjisë në Shqipëri dhe në Kosovë.

Qeveria e Shqipërisë në vitin 2009 nënshkroi marrëveshjen e kredisë 42 milionë euro me KfË Gjermane, për të fuqizuar kapacitetet e shkëmbimit të energjisë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës me ndërtimin e një linje të re interkoneksioni. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, deri më tani, ne shtator 2020 janë shlyer 22 milionë euro nga kredia, teksa stoku i mbetur është edhe 20 milionë euro. Pjesa e mbetur do të shlyhet deri në vitin 2024.

Linja e transmetimit Shqipëri-Kosovë, u ka kushtuar financave të dy shteteve rreth 70 milionë euro. Projekti ka përfunduar dhe duhet të niste nga puna gjatë vitit 2016, por sipas Ramës u vonua nga veto e Serbisë.

Ambasadorja e SHBA në Shqipqri Yuri Kim, e ka quajtur një moment historik dhe të rëndësishëm aktivizimin e kësaj linje të energjisë 400KV midis Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ne mirëpresim lajmet që linja e transmetimit të energjisë 400KV midis Shqipërisë & Kosovës është operacional që nga 12/14 – një moment historik i rëndësishëm. Flamuri i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të mbështesë sigurinë dhe bashkëpunimin e energjisë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan ambasadorja Kim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT