Ambasadorja Yuri Kim ‘I PËRVISHET’ punës, i shkarkon vetë ndihmat anti-Covid për Drejtorinë e Burgjeve (FOTO)

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim i është futur ‘punës’ për të sfiduar përhapjen e pandemisë Covid-19 në vendin tonë.   

Në një status të publikuar në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e Ambasadës së ShBA në Tiranë, shihet Kim teksa kalon kuti dorë më dorë në ndihmën me pajisje personale mbrojtëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Në pako gjenden maska dhe dezinfektant duarsh, të cilat do të shpërndahen në burgjet shqiptare për punonjësit dhe të dënuarit.

“Shtetet e Bashkuara me kënaqësi ofrojnë ndihmë për të mbajtur sistemin penitenciar shqiptar të sigurtë gjatë kësaj kohe të vështirë të COVID. Ambasadorja Kim dhe programi i Departamentit të Shtetit i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, dorëzuan pajisje personale mbrojtëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Pajisjet, të cilat përfshijnë maska mbrojtëse dhe dezifektant duarsh, do të ndihmojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të sigurojë shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve dhe personelit të burgjeve gjatë pandemisë COVID-19,” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

130710585_10157886928805838_1721249071236626543_o.jpg

130502586_10157886928470838_4120836618826748408_o_copy.jpg

130517745_10157886928395838_8179801180035345799_o_copy.jpg130446782_10157886928435838_7512292152598670248_o_copy.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT