Ardhja e emigrantëve për festa/ Fluks i lartë makinash në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Kosovë (VIDEO)

Ndërsa na ndajnë edhe 4 ditë nga Viti i Ri, pasditen e sotme është regjistruar një fluks i lartë makinash në të dyja anët e kufirit në Shqipëri-Kosovë.

Radhët e gjata të makinave janë në drejtim të Kosovës por edhe anasjelltas. Numri më i lartë i qytetarëve janë emigrantë kosovarë që po kthehen për festat e fundvitit nga shtete të ndryshme.

Policitë kufitare të Shqipërisë dhe të Kosovës po punojnë me nga 5 sportele dhe procedurë të përshpejtuar.

Pavarësisht situatës së COVID, emigrantët kanë zgjedhur të kthehen në atdhe për festa dhe gjatë këtyre ditëve të fundit ka pasur fluks të lartë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT