Balla sulmon Bashën: Njeriu i dosjeve të UÇK përbetohet për Kosovën, pataten do të marrësh më 25 prill!

Numri dy i PS-së, Taulant Balla, i është përgjigjur ashpër kreut të PD-së Lulzim Basha, pas deklaratës së kreut të opozitës që u dha në dalje të takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Balla akuzon Bashën si njeriun që ka bërë dosjet ndaj luftëtarëve të UÇK-së dhe ka fsehur kasetën e Masakrës së Krushës, ndaj shton se nuk ka moral përbetimi i tij për Kosovën.
Postimi i Plotë
Ai që bëri dosjet e luftëtarëve të UÇK dhe fshehu kasetën e masakrës në Krushe, pastaj votoi bashkë me babain e tij politik rezolutën e pistë të bazuar mbi raportin famëkeq të Dick Marty mbi udhëheqësit e luftës çlirimtare të Kosovës, mund të gënjejë veten po jo shqiptarët me përbetimet e tij për Kosovën! Sot Lulzim Basha bëri atë që di të bëjë gjithnjë, të premtojë çfarë i vjen në radhen e takimeve, që duken tamam si një hapësire publicitare mes dy emisioneve të gjumit të tij të paepur.
Po meqë të gjitha thotë që do t’i bëjë realitet në 25 prill, po i themi së në 25 prill do bëjë realitet vetëm marrjen e një patateje të madhe nga zgjedhësit shqiptarë./GazetaShqip