Basha denoncon Shqipërine në Bashkimin Europian, “tentativa e policisë për të manipuluar” vrasjen e Klodian Rashës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme nje takim online me reporterët e Parlamentit Europian, Joseph O’Reilly nga Irlanda, njëkohësisht dhe reporter i EPP/CD, si edhe me Petter Eide nga Norvegjia.
Bëhet me dije se Basha me reporterët ka folur rreth vrases së 25-vjeçarit, Klodian Rashës, i cili u vra nga një oficer policie si dhe përpjekjet për të manipuluar vrasjen.
Mësohet se Basha ka informuar reporterët se gjatë protestave është penguar e drejta e informimit pasi janë shoqëruar në komisariat disa gazetarë.
Takimi i planifikuar ka patur si temë diskutimi dhe zhvillimet e fundit të situatës se pandemisë, ekonomisë dhe politikes.