“BE na mbylli derën se po kërkojnë arrestimin e Ilir Metës me shokë”, Çupi sherr me Grida Dumën: Do të thoja një fjalë, por…, Ish-deputetja: Provoje dhe do e shikosh

“JO”-ja e Evropës për të mos çelur negociatat me Shqipërinë, ka shkaktuar një sherr të ashpër në emisionin OPEN në Top Channel.
Analisti Frrok Çupi u përplas ashpër me ish-deputeten e PD, Grida Duma. Debati me tone të larta dhe fjalë jo etike, nisi kur Grida Duma tha se kjo “jo” për negociatat është një shuplakë për Ramën. Analisti u shpreh se është themelues i PD, parti që sipas tij, “Grida fshin menderen”.
Pjesë nga debati:
Frrok Çupi: BE po na mbyll derën pasi kerkon arrestimin e Metës dhe ish-kryeministrit me shokë. Jam themeluesi i asaj partie, me të cilën po fshin menderen
Grida Duma: Ti nëse nuk përmbahesh dot me mua nuk del dot. E kuptove, ka lidhje me ty se ke bredhur shumë në disa institucine, e vërteta është që drejtësia është e kapur.
Duma: Zero tolerancë me fyerjen e inteligjencës së shqiptarëve.
Çupi: Është e turpshme kjo që thoni.
Duma: Zero tolerancë.
Çupi: Do mbani përgjegjësi për këtë që thoni.
Duma: Po do mbajmë ne përgjegjësi. Kjo ishte shuplakë për Ramën. Po i thërras logjikës. Ti thua se Evropa nuk qenka demokratike që institucionet e Evropës nuk qenkan votuar. Ti flet me metafora. Ju nuk e mbroni dot Ramën. Ti flet me metafora. Ju nuk e mbroni dot Ramën. Tentoni për ti hedhë errësirë shqiptarëve.
Çupi: Unë e thashë këtë. Pyet kë të duash. Institucionet nuk janë të votuara.
Duma: Ti thua se Evropa kërkon këtë në burg. Kush je ti që vendos kë kërkon në burg Evropa.
Çupi: Ty do të të thoja vetëm një fjalë, por këtu nuk po ta them.
Duma: Provoje edhe do e shikosh.
Grida Duma: Zhvillimi i një vendi tregohet nga marrëdhënia që kemi me gruan
Frrok Çupi: Nuk të kam grua ty, a je në vete. Je vajzë e bukur, duhet të flasësh gjera të bukura
Frrok Çupi: O Grida, nuk fshihet dot pas gruas
Grida Duma: Je i mbaruar si individ, i mbaruar në institucione. Unë të kursej ty. Je i mbaruar. Kur je keq, pështyn si bandit i ndyrë. Ke thinja në kokë dhe vjen me një gojë të prishur këtu. Ti ke pislleqe në historikun tënd
Frrok Çupi: Po thuaji
Grida Duma: Ti paguhesh për të fyer
Frrok Çupi: Ti je histerike moj vajzë
Grida Duma: Duhet të kërkosh falje, për këto fytyra të tilla….
Frrok Çupi: Ça fytyrash mo…!