Berisha ben të pafajshmin për tragjedinë e Gërdecit: Kam kërkuar të shpallej vrasje shtetërore pa dashje, bëra gjithçka që u rindërtua ajo zonë me miliona euro

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur në emisionin “Tempora” se ka kërkuar në parlament që vrasjet e Gërdecit të shpalleshin vrasje shtetërore pa dashje.

Ai u shpreh se Gërdeci ishte një aksident teknologjik, por kishte edhe përfshirhje shtetërore, ndërsa shtoi se ai ka bërë gjithçka që ajo zonë të rindërtohej.

“Kam kërkuar në parlament që tragjedia e Gërdecit të shpallej vrasje shtetërore pa dashje. E kam kërkuar pasi ishte aksident teknologjik, por kishte edhe përfshirje shtetërore. Atëherë meqë kishte ndërmarrje shtetërore për sigurinë, padyshim kishte një përgjegjësi shtetërore.

Unë bëra gjithçka dhe u rindërtua ajo zonë me miliona euro. Unë kërkova që të shpalleshin vrasje shtetërore pa dashje. Këta që përdorën Gërdecin vazhduan që ta përdorin këtë term në gjykatë”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT