Besimtarët katolikë “sfidojnë” COVID, Kisha e Lezhës mbushet në vigjilje të Krishtlindjes

Kishat katolike kanë hapur dyert herët mbrëmjen e sotme për të pritur mijëra besimtarë në mbarë vendin, para se të hyjë në fuqi ora e re policore.

Në Dioqezën e Lezhës qindra besimtarë kanë “sfiduar” pandeminë e Covid-19, teksa na ndajnë vetëm pak orë nga dita e shënuar për të krishterët në Shqipëri dhe mbarë botën, lindja e Jezusit.

Mesha është duke u mbajtur edhe në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, në respektim të protokollit të koronavirusit, ndërsa besimtarët nuk e kanë neglizhuar mbajtjen e maskës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT