Borrell: Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Serbinë në rrugën e saj në BE

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borell u shprehë sot se BE-ja mbetet e përkushtuar që ta ndihmoj Serbinë në rrugën e saj për integrim evropian.

Në një bisedim që pati me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, Borrell u shprehë se Serbia është partner i rëndësishëm.

“Serbia është një partner i rëndësishëm, duke përfshirë politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes. Ne kemi shumë çështje me interes të përbashkët dhe jemi të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të Serbisë.”

“Ne gjithashtu presim që Serbia të kryejë reformat e nevojshme, veçanërisht në lidhje me Sundimin e Ligjit, dhe ne shpresojmë që një harmonizim i përmirësuar i CFSP. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Serbinë në rrugën e saj të integrimit”, u shprehë ai

Back to top button
LAJMET E FUNDIT