Braçe i përgjigjet Kurtit: Mos na poshtëro Albin, partnerët e tu të rinj duan kthimin në pushtet!

Qeveria shqiptare i është përgjigjur Albin Kurtit nëpërmjet numrit dy të saj Erion Braçe. Kreu i Vetëvendosjes, një ditë më parë publikoi një deklaratë për vrasjen e Klodian Rashës dhe protestat e zhvilluara, ku bën thirrje për ndryshim dhe reagim publik.

Zëvendës kryeministri në një koment të gjatë, të publikuar në Facebook e konsideron të gabuar qëndrimin e tij, duke theksuar: “Si ka mundësi që ti revoltën e sheh tek fëmijë 10-13 vjeç që sulmojnë e shkatërrojnë infrastruktura publike, bashkëjetese, rregulli, shërbimi, kulture e historie, të përdorur, komanduar kriminalisht nga një telekomandë e portofol politik?”

Gjithashtu Braçe thotë se ndryshe nga situatat që kanë ndodhur gjatë protestave dhe mënyra se si janë trajtuar nga qeveritë e kaluara pasi sipas tij vrasja e Klodian Rashës nga një polic ne detyre, u trajtua ligjërisht.

“Ngjarja e rëndë, kriminale, vrasja e Klodian Rashës nga një polic në detyrë, e vetmja në 7 vite e 2 muaj, u trajtua ligjërisht që në minutin 1-polici u ndalua, policia dorëzoi të paprekur vendngjarjen, prokuroria mori në dorëzim vendngjarjen, prokuroria udhëhoqi hetimet, prokuroria mori vendimet, prokuroria kërkoi arrestin e policit, gjykata e vendosi, ministri i Brendshëm mori përgjegjesi politike dhe u dorëhoq, hetimet vijojnë shpejt dhe te papenguara politikisht ne asnjë hap drejt drejtësisë së plotë për atë krim”, shkruan ai.

Ndërkohë Braçe shton se në këto vite qeverisje nuk është synuar kapja e drejtësisë, por sipas tij i është dhënë asaj standardi i munguar.

“Kurrë nuk do ja lija në dorë fatin tim një njeriu, qoftë edhe si shpresë, ti nuk je Messi në minutën e 123-te, Albin. Kurrë nuk e kam mohuar që në këtë vend ka korrupsion, edhe nën qeverisjen tonë. Do ushqeja me dëshirë një debat mbi korrupsionin politik, legjislativ, ekzekutiv, administrativ, ekonomik, mediatik, të korruptuarit, klientelizmin e klientët, vullnetin dhe reformat ligjore e strukturore, modernizimin kundër tij e përballë tyre, vendosur në një platforme institucionale e sistemesh, jo individësh, përgjegjësitë e çfarë kemi bërë ne për to, mbi fakte e prova, madje edhe mbi llafe po të duash, hapur e sy e faqe çdo shqiptari sepse unë nuk jam i korruptuar se do ti Albin, as se do cilido si ty që do shpejt e shpejt pushtetin”, shprehet më tej Braçe.

Postimi i plotë

PSE KAQ STRESI ALBIN?!

Herën e fundit që kam folur për zhvillimet e brendshme,

të lirisë e demokracisë, politikeë në Kosovë, ka qenë kur një njësi speciale hyri në zyrat e VETËVENDOSJES e armatosur rëndë dhe, u përfshi në veprime të dhunshme ndaj kujtdo aty, përfshi gratë e vajzat.

Legjitime për një shumicë njerëzish pas sulmeve e shkatërrimeve mbi institucionet e infrastrukturat publike në Prishtinë, të papranueshme të dyja-shkatërrimet dhe hyrja e armatosur në një seli partie, për mua në Tiranë.

Pa mëri se ti, në një rast ku e ku me kriminal-nga ekzekutimi deri tek lufta ndaj prokurorisë për të prishur hetimin, gjykimin,

21 JANARI, na bërë përgjegjës ne, mua dhe shokët e mi me të pavërtetën banale se “nuk i dolëm për zot njerëzve”.

Parimet vlejnë në çdo kohë e në çdo rast! Të parit e ngjarjeve, fenomeneve, nga këndi i parimeve, të bën konseguent në qëndrime; pragmatist kur ndjek i STRESUAR erën e pushtetit me mendjen se koha ikën, nuk pret!

Nuk di kush ta ka mbushur mendjen se, ndryshimi i qeverisjes këtu, me një kthim të fortë pas e të pangopshëm përsëri e përsëri, tek Sali Berisha e Ilir Meta-kanakarët e tyre familjarë, biznesore e mediatik, pra tek një pushtet familjar, të hap ty rrugën për pushtet në Prishtine apo anasjelltas, nje fitore e jotja dhe 200 spartanëve në Prishtine, rrëzon Partinë Socialiste në Tiranë;

Por e ke shumë gabim! Veçanërisht kur legjitimon dhunën-revoltë e quan ti, si instrument për të ardhur në pushtet.

E njoh rolin tënd vendimtar, përmes metodave të njëjta që kurrë revoltën se bën votë popullore e votën shumicë legjitime në institucione;

Madje dhe eksportin e këtij roli, natyrisht një imitim banal prej kanakareve familjare të Sali Berishës dhe Ilir Metës, ndërkohë që këta të dy janë binjakët origjinale në dhunën ë tyre.

Por një gjë nuk arrij ta kuptoj; Përse ju, ti Albin, Sali Berisha, Ilir Meta, kanakarët e tyre familjare, jua mohoni shqiptarëve të qenit normale?;

Të ulërijnë, të shfryjnë, të revoltohen me votëëëë!

Si ka mundësi që ti revoltën e sheh tek fëmijë 10-13 vjeç që sulmojnë e shkatërrojnë infrastruktura publike, bashkëjetesë, rregulli, shërbimi, kulturë e historie, të përdorur, komanduar kriminalisht nga një telekomandë e portofol politik?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT