‘Çmenduri alla-shqiptarçe’, gazetari denoncon kompaninë ALEAT: Emigrantët duhet të vijnë në Shqipëri vetëm për një kartë identiteti

Gazetari Shpëtim Zinxhiria denoncon kompaninë ALEAT, pasi sipas tij emgrantët duhet të vijnë në Shqipëri vetëm për rinovimin e kartës së identitetit, në një kohë që Covidi merr çdo 18 sekonda jetën e një personi në botë.
“As pandemia që ka gjunjëzuar mbarë planetin ku në në çdo 18 sekonda vdes një njeri nuk ka ndergjegjësuar kompaninë private ALEAT. Një kompani francezë që ju bë dhuratë nga politika shqiptare, por që më shumë se kushdo vuajnë emigrantët tanë, të cilët për rinovimin e kartës së indeditetit duhet të udhëtojnë në Shqipëri.
Një veprim absurd nga ana e kësaj kompanie dhe një çmënduri që vetëm një emër ka një çmënduri-allashqiptarçe. Një veprim që dihet nga të gjithë por që heshtin, pasi padrejtsinë e paguan vetëm emigranti edhe pse kemi koston e pasaportës më të shtrenjtë në Evropë.
Nga ana tjetër qeveria aktuale edhe pse e gjeti këtë kompani në këtë gjendje duhet të bëjë diçka nga ky veprim i padrejtë i kësaj kompanie, për të cilën i kemi dhënë ambientet, energjinë elektrike internetin brenda në godinën e ambasadës. E trajtojmë këtë problem pasi emigrantët votojnë vetëm me kartën e idenditetit”, shkruan Zinxhiria.