COVID del jashtë kontrollit në Tiranë, ja katër qarqet më të rrezikshme në Shqipëri

Tirana vijon të jetë qyteti më i prekur nga COVID, duke regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve dhe të infektimeve.

Gjatë ditës së sotme, ministria e Shëndetësisë raportoi se 8 persona kanë humbur jetën nga COVID, 7 prej të cilëve në Tiranë.

Tirana kryesonte edhe për numrin e të infektuarve, ku nga 538 raste të reja të konstuara 24 orët e fundit, 192 raste janë në Tiranë, 45 raste në Shkodër, 38 raste në Durrës, 22 raste në Kavajë.

5 qarqet më të rrezikshme

Sipas të dhënave të ministrisë, Tirana në total regjistron 12698 raste aktive më COVID, 11 herë më shumë se vendi i dytë për numrin më të lartë të infeksioneve që është Fieri më 1725 raste.  Situata paraqitet serioze edhe në Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Korçë, me konkretisht:

Durrës  1368
Shkodër 1278
Vlorë   1138
Korçë   1093

376 pacientë në spital

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 376 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (19 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         538
Të shëruar në 24 orë      405
Të shtruar në spitale      376
Humbje jete në 24 orë   8

Testime ditore              2276

Testime totale          236,788
Raste pozitive           52,542
Raste të shëruara     27.831
Raste Aktive             23.637
Humbje jete              1074

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12698
Fier  1725
Durrës  1368
Shkodër 1278
Vlorë   1138
Korçë   1093
Elbasan  982
Berat  944
Lezhë  944
Gjirokastër  564
Kukës  489
Dibër  414

Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT