Covid-i anglez, alarmi: Ka që nga nëntori që qarkullon në Europë

Qendra Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve ka lëshuar alarmin se versioni anglez i Covid-19 që është një mutacion rezistent ndaj vaksinës qarkullon në kontinent që nga shtatori.
Ky alarm ka sjellë një mbledhje të emergjencës të Komisionit Europian, ndërkohë që Johnson ka mbledhur kabinetin e krizës.
Edhe në Kanada, Indi, Arabi Saudite, Iran e Hong Kong, si në shumë vende europiane kanë vendosur të bllokojnë fluturimet me Londrën, ndërkohë që asnjë vendim nuk është marrë në SHBA.
Israeli ka ndaluar hyrjet për të gjithë të huajt, kurse kufiri francez është i bllokuar totalisht: në Dover ka radhë të shumta kampionësh për dopio efektin Brexit-virus. Në Australi, Sidney është izoluar si pasojë e një vatre të re./GazetaShqip