COVID i ri, ekspertët britanikë paralajmërojnë: Fëmijët më të rrezikuar nga infektimi

Fëmijët mund të jenë më të rrezikuar nga infektimi me variantin e ri të koronavirusit sesa virusit të mëparshëm, pretenduan këshilltarët e qeverisë britanike për koronavirusin.

Profesori Neil Ferguson, një epidemiolog i Imperial College London dhe anëtar i grupit këshillues, tha se fëmijët ishin më të ndjeshëm ndaj mutacionit.

Sipas tij, ndonëse fëmijët kishin treguar një lloj rezistence ndaj SARS-CoV-2, ata janë shumë më të prekshëm ndaj këtij mutacioni

Studiuesit besojnë se lloji i ri i virusit, për të cilin Matt Hancock tha se është ‘jashtë kontrollit’, është midis 50 dhe 70 përqind më infektues, por nuk besojnë se është më vdekjeprurës ose shkakton ndonjë sëmundje më të rëndë tek të rriturit ose tek fëmijët.

Rreziku i paraqitur nga koronavirusi i përhapur me shpejtësi e detyroi Boris Johnson të anulonte Krishtlindjet për miliona Britanikë në Lindjen e Jugut, duke zhytur pjesë të mëdha të Anglisë në kufizimet të rrepta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT