Covid në Shqipëri/ Nga 47, 742 raste mbi 50% u shëruan, ja 4 qarqet më të prekura

Sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë që nga nisja e pandemisë së Covid-19 në Shqipëri janë infektuar gjithsej 47, 742 ndërsa janë shëruar 24, 520 persona. Kjo i bie më shumë se gjysma. Ndërsa raste aktive janë 22,233. Këto shifra kanë dalë nga kryerja e 219, 175 testimeve.

Që nga nisja e pandemisë në Shqipëri, sipas shifrave zyrtare të ministrisë kanë humbur jetën 989 persona. Shifra fataliteve po i afrohet 1 mijë personave. Ndërsa diferenca mes të shëruarve dhe të personave të infektuarve 2,287. Të shëruar janë 24,520 persona ndërsa të infektuar në total rezultojnë, si raste aktive 22,233.

Shqetësim në këtë që mund të cilësohet si vala e dytë e pandemisë është numri i lartë i të infektuarve dhe kjo ka detyruar institucionet në hapjen e katër spitaleve Covid në Tiranë dhe kthimin e spitaleve rajonale për trajtimin e personave me Covid. Të shtruar në spitale deri ditën e shtunë ishin 455 pacientë, ndërsa 27 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Komiteti Teknik ka vendosur shtrëngimin e masave izoluese, por rastet vijojnë të larta, ku zona më e prekur është Tirana. Metropoli shqiptar ku është e përqendruar pjesa më e madhe popullsisë ka 12034 raste aktive. Më pas vijnë qarqet si zona të kuqe janë Fier me 1702; Durrësi me 1384, Korçë me 1132; Vlorë me 1117.

Komiteti teknik po monitoron situatën dhe se javën e ardhshme pritet të japë vendim nëse do vendosë masa të reja shtrënguese apo do të vijojmë me këtë procedurë masash shtrënguese, apo të kemi rritje të orareve të kufizimeve.

COVID-19 – Statistika (12 Dhjetor 2020)

Të shtruar në spitale 455

Humbje jete në 24 orë 12

Testime ditore 2.734

Testime totale 219.175

Raste pozitive 47.742

Raste të shëruara 24.520

Raste Aktive 22.233

Humbje jete 989

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12034

Fier 1702

Durrës 1384

Korçë 1132

Vlorë 1117

Shkodër 1026

Elbasan 936

Berat 821

Lezhë 808

Gjirokastër 545

Kukës 439

Dibër 289

Back to top button
LAJMET E FUNDIT