Covid, rriten numri i të intubuarve dhe i pacientëve në terapi intensive

Në Shqipëri rritet numri i pacientëve të intubuar. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë së Shëndetësisë ditën e sotme në spitalet Covid gjenden 11 pacientë të intubuar.
“Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar”, thuhet në këtë njoftim.
Në krahasim me një ditë më parë është rritur edhe numri i personave që janë futur në një terapi intensive.
“Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar”, thuhej në komunikatën e një dite më parë.
Sakaq lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.384 që nga fillimi i epidemisë.