Covid/ Rritet numri i të intubuarve në spitale

Vendi regjistroi sot 510 raste të reja me koronavirus, ku humbën jetën tetë persona, ndërsa situata duket më e rënduar edhe në katër spitalet COVID.
Krahasuar me një ditë më parë, numri i personave të shtruar është ulur, por është rritur ndjeshëm numri i pacientëve në intubim.
Një ditë më parë të shtruar në spitale ishin 337 pacientë, ku 24 ishin ën terapi intensive dhe 5 në intubim.
Ndërkohë, ditën e sotme po trajtohen në spitale 346 pacientë, ku 21 janë në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.