Del ekspertiza paraprake për 25 vjeçarin Klodian Rasha: Nuk ka marrë asnjë plumb në kokë, policia ka qëlluar dy herë

Ka dalë ekspertiza paraprake për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.
Sipas ekspertizës Klodian Rasha nuk ka marrë asnjë plumb në kokë, ndërsa efektivi i policisë ka qëlluar dy herë.
25 vjeçari ka marrë vetëm një plumb në shpatull, por që ka rezultuar fatal për jetën e tij.