“Delja e zezë” e botës/ Dorëzohet edhe Suedia, ndryshon komplet strategjinë në luftën kundër COVID-19

Suedia u ka kërkuar qytetarëve për herë të parë që të fillojnë të mbajnë maska në transportin publik për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Sipas Euronews, suedezët duhet të maska fytyre kur ka fluks njerëzit, një kthesë e dukshme nga qasja e mëparshme e Suedisë.
Po sipas Euronews, kryeministri Stefan Löfven tha se kufizime të tjera do të hyjnë në fuqi, të tilla si përgjysmimi i numrit të njerëzve që mund të hanë së bashku në një restorant dhe ndalimi i shitjes së alkoolit.
Më parë, tetë persona mund të darkonin së bashku, por kjo do të shkurtohet në katër, ndërsa shitja e alkoolit do të ndalohet pas orës 20:00.
Masa për alkoolin do të hyjë në fuqi në prag të Krishtlindjes, ditën që suedezët zakonisht shkëmbejnë dhuratat e tyre.
Gjithashtu u njoftuan kufizime të tjera për njerëzit që hyjnë në qendrat tregtare dhe palestra, ndërsa punëtorëve jo-thelbësorë u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi.
Suedia është kritikuar ashpër në të gjithë botën për atë që shumë e kanë parë si një përgjigje të relaksuar ndaj COVID-19.
Kur pjesa tjetër e Evropës filloi të vinte bllokime në fillim të këtij viti, kombi skandinav jo, duke mbajtur baret dhe restorantet të hapura dhe duke shmangur kufizimet të tjera të rrepta.
Kjo strategji, megjithatë, duket se po demonstron të metat e saj të frikshme ndërsa sektori suedez i kujdesit shëndetësor fillon të sfidohet nën presionin e valës së dytë.
Më shumë se 360,000 suedezë kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa rreth 8,000 kanë vdekur.
Ndërkohë, Norvegjia fqinje ka pasur 42,000 infeksione dhe 404 vdekje, ndërsa Finlanda ka regjistruar 32,000 raste dhe 489 vdekje.